Devolli Corporation
Devolli Logistic System
Devolli Logistic System
DLS
Orar i plotë Prishtinë
Menaxhment

Brand Menaxher/e për Espresso - HoReCa

D
Lokacioni
Prishtinë
Numri i pozitave
3
Afati i aplikimit
10 Sep 2026
Pozita

Rreth kësaj pozite

Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K. me veprimtari kryesore afariste shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafesë dhe miellit, shpall:

KONKURS PUNE

Titulli i Pozitës: Brand Menaxher/e për Espresso - HoReCa - 3 pozita

Lokacioni: DLS Prishtinë


Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  1. Menaxhimi dhe zhvillimi i kategorisë së kafesë Espresso në kanalin HoReCa në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
  2. Zbatimi i planit të shitjes dhe sigurimi i arritjes së objektivave mujore të përcaktuara.
  3. Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe identifikimi i klientëve të rinj potencialë.
  4. Prezantimi, promovimi dhe shitja e produkteve të kafesë Espresso tek klientët e kanalit HoReCa.
  5. Negocimi i marrëveshjeve me klientët kryesorë dhe zhvillimi i bashkëpunimit afatgjatë.
  6. Monitorimi i prezencës dhe pozicionimit të produkteve në treg dhe në lokalet e klientëve.
  7. Analizimi i shitjeve, stokut, furnizimeve dhe rezultateve të shitjes.
  8. Identifikimi i mundësive për rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e prezencës së produkteve në treg.
  9. Përcjellja dhe raportimi mbi konkurrencën, çmimet, ofertat dhe trendet e tregut në kanalin HoReCa.
  10. Prezantimi i produkteve të reja dhe risive të kompanisë tek klientët ekzistues dhe potencialë.
  11. Menaxhimi i porosive dhe koordinimi me ekipet përkatëse për furnizim efikas dhe optimizim të transportit.
  12. Monitorimi i pagesave dhe menaxhimi i arkëtimit të borxheve të klientëve.
  13. Përgatitja e raporteve dhe parashikimeve të shitjes dhe të ardhurave.
  14. Bashkëpunimi dhe mbështetja e ekipit të shitjes në realizimin e objektivave në kanalin HoReCa.
  15. Respektimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të kompanisë.
  16. Kryerja e detyrave të tjera profesionale sipas kërkesës së mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë.

Kualifikimet e kërkuara:

  1. Diplomë universitare në fushën relevante (e preferueshme).
  2. Përvojë pune 3-5 vite në shitje, menaxhim të shitjes ose në sektorin HoReCa (e preferueshme).
  3. Përvojë në menaxhimin dhe udhëheqjen e ekipit të shitjes.
  4. Aftësi të zhvilluara negociuese dhe komerciale.
  5. Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi.
  6. Patentë shoferi – Kategoria B (obligative).
Hapat e ardhshëm

Si zhvillohet procesi

Pas aplikimit, profili juaj shqyrtohet nga ekipi i rekrutimit dhe kandidatët e përzgjedhur vazhdojnë në fazat e ardhshme.

01
Aplikimi
Dërgimi i aplikimit dhe CV-së.
02
Shqyrtimi
Vlerësimi fillestar i profilit.
03
Intervista
Bisedë me ekipin e rekrutimit.
04
Vendimi
Njoftimi për hapat e ardhshëm.